Tech

Konfirmohen specifikat e Honor 9

Descriptive Text

Smartfoni i ardhshëm i avancuar i nën-brendit të kompanisë Huawei, Honor, tani është certifikuar nga TENAA – agjencioni rregullativ kinez.

TENAA, pas certifikimit ka publikuar fotografinë e smartfonit dhe specifikat e tij, kështu duke konfirmuar spekulimet e mëhershme, transmeton Koha.net.

Lexoni edhe: 

Zbulohet data e lansimit të Honor 9

Sipas këtij agjencioni rregullativ kinez, Honor 9 do të vijë me ekran 5.15-inç Full HD, procesorin e Huaweit Kirin 960, 4 ose 6 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memorie të brendshme.

Gjithashtu, Honor 9 pritet të vijë me dy kamera në pjesën e pasme, njëra prej 20 megapikselë dhe tjetra prej 12 megapikselë, dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, si dhe me baterinë prej 3,100 mAh.

Huawei Honor 9 peshon 155 gramë dhe vjen me këto dimensione: 147.3 x 70.9 x 7.45 mm.