Tech

Të gjithë iPhonët e 2018-ës do të kenë ekranet OLED të Samsungut

Ekranin OLED pritet ta ketë vetëm iPhone 8 i këtij viti, jo edhe iPhone 7s dhe 7s Plus. Megjithatë, vitin e ardhshëm çdo model i iPhonet mund të vijë me ekran të përditësuar.

Sipas raportit të ri nga Korea e Jugut, thuhet se Apple do të përdorë ekranet OLED të Samsungut në të gjitha modelet e pajisjeve të saj të vitit 2018, transmeton Koha.net. Samsung do të jetë në gjendje ta furnizojë me rreth 180 milionë njësi.

Këtë vit, Apple është furnizuar me rreth 80 milionë ekrane OLED për iPhone 8. Vitin e ardhshëm ajo mund të ketë nevojë për më shumë furnizime të tilla për shkak të ndryshimeve në treg, si për shembull nga LCD në OLED.

Ekranet OLED të Samsungut me të cilat do të furnizohet Apple ndoshta do të jenë të madhësisë 5.28 dhe 6.46-inç.