Tech

Huawei paralajmëron telefon të ri Android me çmim të lirë

Descriptive Text

Kompania e njohur kineze, Huawei, paralajmëron telefon të ri Android me kornizë nga metali.

Telefoni i ri do të jetë anëtari më i ri i serisë Honor dhe do të quhet Honor 6A, transmeton Koha.net. Po ashtu, ai do të jetë në dispozicion për para-porositje në Kinë nga nesër, ndërsa shitjet e tij të para do të fillojnë më 1 qershor.

Honor 6A do të jetë në dispozicion me katër ngjyra dhe do të shitet me çmim prej rreth 100 euro.

Sa i përket specifikave, Huawei Honor 6A do të vijë me ekran 5-inç HD me rezolucion prej 1280 x 720 pikselë, procesor Snapdragon 430 me tetë bërthama, grafikën 64-bit Adreno 505, 2 GB RAM memorie me 16 GB memorie të brendshme dhe 3 GB RAM me 32 GB memorie të brendshme, të dy opsionet mund të zgjerohet memorie e brendshme deri në 128 GB përmes kartelës microSD.

Gjithashtu, telefoni i ri i Huaweit vjen edhe me kamerën kryesore prej 13 megapikselë me blicin LED e që mund të incizojë videot me rezolucion prej 1080 pikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, përcjell Koha.net, si dhe do të punojë me sistemin operativ Android 7.0 Nougat me ndërfaqen e përdoruesit EMUI 5.1.

Me dimensionet prej: 143.7 x 70.95 x 8.2 mm dhe peshë prej 143 gramë, Honor 6A ofron mbështetje për dy SIM kartela dhe për lidhjen 4G VoLTE, Wi-Fi 802.11 b/g/n, Bluetooth 4.1, GPS dhe GLONASS. Po ashtu, vjen edhe me sensor për gishtërinj dhe baterinë prej 3,020 mAh.