Tech

Logitech e publikon edicionin e limituar të miut GHOST

Descriptive Text

Logitech prezanton një edicion të veçantë dhe të kufizuar të miut të vet të popullarizuar G PRO Wireless Gaming. Modeli me edicion të kufizuar, të cilin Logitech e ka emërtuar "GHOST", është në dispozicion në Kanada dhe Britani të Madhe, me një çmim prej 150 dollarësh, raporton KitGuru.

GHOST-i është një mi special me ngjyrë të bardhë, ndërsa përveç ndryshimit të ngjyrës, pjesa tjetër e specifikimit të tij është identike me modelin origjinal G PRO Wireless, shkruan KOHA Ditore. Raundi i parë i minjve, i cili është në dispozicion nga 24 janari, tashmë është shitur, por kompania e pret së shpejti edhe një kontigjent. Përveç modelit GHOST, Logitech e ka publikuar edhe modelin e kufizuar të miut "PIXEL" me ngjyrë rozë.

Image

Të gjitha të ardhurat nga shitja e minjve GHOST dhe PIXEL do të shkojnë në organizatat humanitare, të cilat u ndihmojnë njerëzve dhe gamerëve me nevoja të veçanta të kenë qasje në sete të kontrolleve të cilat janë lehtë të konfigurueshme. Këtu përfshihen Adaptive Gaming Kit - AbleGamers, Abilities Research Center dhe SpecialEffect.