Tech

Ekzoskeletoni i lehtë dhe reagues i dizajnuar për përdorim nga të moshuarit

Derisa disa ekzoskeletonë me energji u japin përdoruesve me trupa të aftë "superfuqi", të tjerët janë krijuar thjesht për t'i mundësuar njerëzit e sfiduar fizikisht të lëvizin normalisht, shkruan sot Koha Ditore.

Një version i ri i këtij të fundit thuhet se është shumë më i lehtë dhe më i reagueshëm, sesa të tjerët në treg. Aktualisht në formë prototipi, pajisja për pjesën e ulët të trupit po zhvillohet përmes një bashkëpunimi midis Universitetit të Qytetit të New Yorkut, City College (CCNY) dhe Qendrës së Shkencave Shëndetësore të Universitetit të Texasit në Houston (UTHealth).

Fillimisht u shpik nga dr. Hao Su i CCNY. Ekzoskeletoni është menduar të përdoret nga të moshuarit që kanë ende lëvizshmëri, por e kanë të vështirë të ecin për periudha të gjata. Universiteti i Texasit deklaron se sipas një raporti të Journal of Public Health, 32 për qind e njerëzve të moshës 65 vjeç ose më të vjetër e konsiderojnë të vështirë ta ecin ekuivalentin e tri blloqeve të qytetit. Sikurse edhe tek ekzoskeletonët e tjerë ndihmës, edhe ky model përdor motorë të integruar që e ofrojnë një shtytje elektrike në lëvizjen e bartësit.

Megjithatë, raportohet se ky nuk është aq i rëndë sa modelet e krahasueshme, plus motorët e tij aktivizohen nga lëvizjet e këmbëve të vetë përdoruesit kështu që jo vetëm se e marshon bartësin.

"Prototipi ynë është afërsisht 60 për qind më i lehtë sesa ekzoskeletonët që janë në dispozicion komercialisht", thotë dr. Gerard Francisco, kryesues i mjekësisë fizike dhe rehabilitimit në Shkollën Mjekësore McGovern të UTealth.

"Për më tepër, modeli ynë drejtohet nga përdoruesi, jo nga roboti. Bartësit nuk janë të detyruar të ecin në një rrugë të paracaktuar".

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)