Tech

Samsungu sërish lider në tregun e telefonave

Shitja e telefonave të mençur në botë është rritur për 380 milionë pajisje në tremujorin e parë të vitit 2017.

Kjo është rritje për 9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar, sipas kompanisë “Gartner”.

Samsungu dhe Apple kanë mbajtur dy pozitat lidere, ndërsa kompanitë kineze Huawei, Oppo e Vivo janë në top-pesëshe për më së shumti shitje.

Samsungu mbetet lider, por ka pësuar rënie pas dështimit të Galaxy Note 7. Apple mbetet e dyta, por ka humbur shtrirjen në treg. Samsungu ka 23.3 për qind të shtrirjes totale, ndërsa Apple mbetet me 14.8 për qind.

Image

Sistemi operativ Android mbetet në krye me 86.1 për qind të shpërndarjes, ndërsa iOS mbetet me 13.7. Platformat tjera zënë vetëm 0.2 për qind.