Tech

Cooler Master sjell ftohësin MasterAir G200P

Descriptive Text

Kompania Cooler Master e ka prezantuar modelin e vet më të ri në domenin e ftohjes për procesorë - CPU ftohësi MasterAir G200P. G200P është një ftohës i CPU i profilit të ulët, i dizajnuar për shtëpiza të formatit të vogël, dhe karakterizohet nga një ventilator i fuqishëm PWM, i cili e siguron qarkullimin maksimal të ajrit dhe përçueshmërinë e nxehtësisë.

MasterAir G200P e ka një përçues jashtëzakonisht të vogël të nxehtësisë, me madhësi prej rreth 39.4 milimetra, duke e bërë atë ideal për shtëpizat e formatit të vogël dhe ata që duan të krijojnë sisteme kompjuterike kompakte. Ky dizajn ia mundëson ftohësit të sigurojë rezistencë minimale gjatë qarkullimit të ajrit dhe ta maksimizojë përçueshmërinë e nxehtësisë.

Image

G200P përdor ventilator 92 mm PWM RGB, me një gamë të gjerë të shpejtësisë së rrotullimeve, për ta siguruar një qarkullim maksimal të ajrit, për ta përmirësuar performancën e përgjithshme të ftohjes dhe për të garantuar punë të qetë. Ventilatori është kompatibil me të gjitha pllakat amë të certifikuara RGB dhe e ka një kontrollues plotësisht të personalizueshëm RGB LED, shkruan KOHA Ditore.

CPU ftohësi Cooler Master MasterAir G200P do të dalë në shitje në Evropë, duke filluar nga shkurti, me një çmim të sugjeruar prej 39 eurosh.