Tech

Përdoruesit e Windows 7 më së shumti të goditur nga WannaCry

Ndërkohë që bota ngadalë po ringjallet pas fiaskos nga WannaCry, të dhënat e kompanisë së sigurisë Kaspersky tregojnë se përdoruesit e Windows 7 kanë pasur më së shumti probleme.

Në fakt, ky sistem operativ përbën 98 për qind të të gjitha sistemeve të infektuara me ransomware, transmeton kp. Konkretisht, 60 për qind e kompjuterëve të goditur nga virusi WannaCry punojnë me versionin 64-bit Windows 7, derisa me versionin 32-bit janë goditur 32 për qind.

Fakt ironizues është se Windows 7 është dashur të jetë i sigurt kundër WannaCry, pasi Microsoft kishte përditësuar sistemin, me të cilën gjë infeksionet është dashur të bllokohen që nga muaji mars.

Windows XP më së miri ka kaluar në këtë sulm, shikuar nga ana e statistikave, pasi vetëm një numër i vogël i kompjuterëve që punojnë me sistemin e vjetër operativ janë prekur nga virusi WannaCry.