Tech

Sony me tre telefona të rinj

Descriptive Text

Sipas informacioneve më të reja, Sony në konferencën e sivjetme IFA do të prezantojë tre telefona të rinj.

Bëhet fjalë për modelet Sony Xperia XZ1, XZ1 Compact dhe X1. Modeli Xperia XZ1 do të ketë çip Snapdragon 835, ekran 5.2 inç Full HD, 4GB RAM dhe bateri prej 3000mAh.

Xperia XZ1 Compact do të ketë çip Snapdragon 835, ekran 4.6 inç HD. Edhe ky model do të ketë 4GB RAM, por kapacitet më të vogël të baterisë prej 2800mAh. Ndërsa, modeli Xperia X1 vjen me çip Snapdragon 660 dhe ekran 5 inç Full HD, 4GB RAM, si dhe bateri prej 2800mAh, transmeton Kosovapress.

Të tri modelet do të kenë teknologjinë e re për kamerë.