Tech

Kështu duket Windows 10X në pajisjen Lenovo ThinkPad X1 Fold

Një nga pajisjet më interesante të prezantuara gjatë panairit CES 2020 është Lenovo ThinkPad X1 Fold. Bëhet fjalë për PC me ekran të palosshëm OLED, i cili gjatë verës do të livrohet me sistemin operativ Windows 10 Pro.

Megjithatë, kur Windows 10X të jetë gati, do të ekzistojë edhe varianti i pajisjes me këtë sistem operativ, raporton Neowin.

Tani sajti Neowin na tregon se si duket dhe funksionon Windows 10X në modelin ThinkPad X1 Fold, ndërkohë që ofrohet edhe një video e cila e tregon sistemin operativ në aksion.

Image

Një nga gjërat më interesante që shihet gjatë demonstrimit është se laptopi e përdor Windows 10X të modifikuar, i cili u krijua për pajisjet me dy ekrane, shkruan KOHA Ditore. Interfejsi i përdoruesit përqendrohet dukshëm në gjestikulacionet suajp, duke përfshirë lansimin e menusë Start, Action Center, mbylljen e aplikacioneve etj.

ThinkPad X1 Fold mund të përdoret si ekran 13.3-inçësh, por gjatë demonstrimit nuk ishte e mundur të përdoren aplikacione në modin “window”. Versioni i softuerit Windows 10X i cili u prezantua është ende goxha i pakompletuar, ndërsa Microsofti e premton Surface Neo për sezonin e festave në fund të vitit, deri kur Windows 10X do të duhej të jetë gati.