Tech

OnePlus 8 Pro vërehet në Geekbench me 12 GB RAM dhe Android 10

Pasi që arriti sukses të madh me seritë e telefonave OnePlus 7, “OnePlus” tani po përgatitet ta lansojë modelin OnePlus 8. Kompania zakonisht i prezanton pajisjet e saj në tremujorin e dytë të çdo viti, ndërsa tani modeli i ardhshëm OnePlus 8 Pro është shfaqur në Geekbench shumë më herët.

Më herët, dizajni i telefonit u paralajmërua nga informuesi OnLeaks, raporton IndiaShopps.

Listingu i Geekbench e zbulon pajisjen e re OnePlus me numrin e modelit GALILEI IN2023. Specifikimet nga listingu i përfshijnë 12 GB RAM, Android 10 dhe pllakë amë me emër të koduar Kona. Gjykuar nga sasia e RAM-it, sugjerohet që ky të jetë versioni Pro i telefonit OnePlus 8, pasi që modelit standard do t’i duheshin deri në 8 GB RAM. Pajisja në teste arriti 4.296 pikë në single-core dhe 12.531 pikë në testin multi-core. Këto rezultate sugjerojnë për çipsetin Snapdragon 865.

OnePlus 8 Pro do të ketë ekran punch-hole, me ekran 6.65-inçësh AMOLED dhe rifreskim prej 90Hz. Dizajni gjithashtu sugjeron për skaje të lakuara të ekranit, shkruan KOHA Ditore. Në anën e pasme pritet sistemi i vendosur vertikalisht i kamerave, i cili do ta përfshijë sensorin ToF.

Lansimi i serisë së telefonave OnePlus 8 pritet gjatë tremujorit të dytë të këtij viti dhe do t’i përfshijë modelet OnePlus 8 dhe 8 Pro.