Tech

Robotët ushtarakë do ta udhëheqin botën

Descriptive Text

Ndërkohë që Rusia përdor tanke të telekomanduara në Siri; Izraeli prodhon “kulla mitralozi” që mund të qëllojnë kur u duket se u afrohet një armik; Ukraina zhvillon makina që lëvizin në mënyrë të pavarur; industria e luftës shkon çdo vit e më shumë drejt inteligjencës artificiale.

Automatizimi mund ta ketë ndihmuar shumë njerëzimin, por armatosja e robotëve me “inteligjencë artificiale” është një nga idetë më të kundërshtuara, pasi mundësitë për gabime fatale janë të shumta.

Në vitin 2017, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se “Kushdo që do ta udhëheqë robotikën ushtarake, do të udhëheqë botën në të ardhmen.” Kështu që, nëse një vend ndalon së zhvilluari në këtë fushë, rrezikon t’i dhurojë epërsi rivalëve.

Për këtë arsye, zhvillimi ka vazhduar. Robotët që shihni më poshtë japin një ide se si mund të jetë e ardhmja e ushtrive.

Image
Uran-9, një mjet ushtarak i telekomanduar, i paraqitur nga Rosoboronexport, agjencia ruse e industrisë së mbrojtjes. Kjo pajisje u përdor edhe në Siri, por thuhet që nuk ka pasur sukses, pasi humbi kontaktin me komandën dhe pësoi shumë dëme.
Image
Uran-9 ka armatime të kalibrit 30mm, të afta të çajnë mure tulle.
Image
Fantom është një mjet ushtarak ukrainas.
Image
Roboti është i aftë të lëvizë më vete e të qëllojë, por ushtarakët në terren ishin të pakënaqur, pasi bënte shumë zhurmë dhe mund të diktohej nga larg.
Image
Guardium është një prodhim izraelit. Është përdorur për ruajtje të objekteve ushtarake, në formë patrullimi, që nga viti 2012. Mjeti është i blinduar e mund të përdoret për të dërguar municione nën zjarrin e armikut, si dhe mund t’i montohen armë dhe sensorë të ndryshëm.
Image
Samsung mund ta keni dëgjuar për celularë e televizorë, por kompania prodhon edhe robotë vrastarë. Këto “kulla robotike të armatosura” janë vendosur përgjatë kufirit me Korenë e Veriut.
Image
Droni amerikan MQ-9 Reaper ka kryer tashmë shumë misione, sidomos kundër ISIS-it. Më i famshmi ishte për asgjësimin e terroristit nga Britania, Xhihadi Xhon, i cili bënte video duke prerë koka pengjesh. Ky dron mund të fluturojë për 14 orë pa ndërprerje, pa bërë zhurmë, dhe lëshimi i predhave është i telekomandueshëm nga baza.
Image
MQ-9 Reaper arrin një shpejtësi maksimale prej 370 kilometrash në orë dhe është përdorur në shumë misione, që pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.
Image
Ushtarakët amerikanë në vitin 2007, duke komanduar dronët që nga baza, gjatë operacioneve në Irak.
Image
"Atlas" quhet roboti nga Boston Dynamics, i cili ka dhënë video “ngjethëse” për të gjithë ata që besojnë se robotët do të pushtojnë tokën një ditë. Alatsi është një robot “humanoid”, që qëndron mbi dy këmbë e që mund të vrapojë, të bëjë kollotumba, të bjerë në këmbë, etj. Ky robot është një nga arritjet më të mëdha të Inteligjencës Artificiale.
Image
Atlasi ka veti mahnitëse për të ruajtur ekuilibrin në terrene të vështira, si të ishte njeri.