Tech

Finlanda si “dhuratë për Krishtlindje” ofron kurs falas për të gjithë Botën rreth inteligjencës artificiale

Vitin e kaluar, Finlanda nisi një kurs falas të inteligjencës artificiale në internet me qëllim edukimin e qytetarëve të saj për teknologjinë e re.

Tani, si një dhuratë e Krishtlindjes, kombi evropian po e vë programin në dispozicion për të gjithë botën për gjashtë javë, shkruan The Verge.

Finlanda ka vendosur ta përkthejë kursin e saj në çdo gjuhë të BE-së, si një dhuratë për qytetarët, dhe se nuk ka kufizime gjeografike se kush mund të marrë kursin, kështu që me të vërtetë funksionon për përfitimin e botës.

Kursi ka provuar të jetë i dobishëm në Finlandë, ku më shumë se 1 për qind e 5.5 milionë qytetarëve të vendit nordik kanë aplikuar.

Kurset për inteligjencën artificiale aktualisht janë në dispozicion në gjuhën angleze, suedeze, estone, finlandeze dhe gjermane.

Qeveria finlandeze tha që fillimisht kishte krijuar kursin për t'u dhënë qytetarëve të saj përparësi në inteligjencën artificiale.

Megan Schaible nga firma e këshillimit të teknologjisë Reaktor, e cila ndihmoi në hartimin e kursit, tha se motivimi ishte "të vërtetosh që inteligjenca artificiale nuk duhet të mbetet në duart e disa zhvilluesve elitë"./kp