Tech

Sistemet e njohjes së fytyrës jo gjithmonë të besueshme

Uashington, 23 dhjetor – Sistemet e njohjes së fytyrës nuk janë gjithmonë të besueshme, sidomos kur bëhet fjalë për njerëz me ngjyrë, sipas një raporti të qeverisë amerikane, që forcon dyshimet rreth aplikimit të kësaj teknologjie të inteligjencës artificiale.

”Njohja e fytyrës i identifikon 100 herë më shpesh gabim personat aziatikë ose zezakë, sesa personat e bardhë”, sipas këtij studimi që ka analizuar me dhjetëra algoritme.

Sistemi i njohjes së fytyrës tashmë përdoret gjerësisht nga autoritetet, forcat e rendit, aeroportet, bankat, bizneset shkollat, si edhe për të zhbllokuar disa smartphone.

Mjaft aktivistë të të drejtave të njeriut dhe studiues po përpiqen ta frenojnë këtë shpërndarje.

Sipas tyre, algoritmet bëjnë shumë gabime dhe njerëz të pafajshëm mund të përfundojnë në burg, ose bazat e të dhënave mund të piratohen e të përdoren nga kriminelët/AFP.