AMD Radeon RX 5500 pritet më 12 dhjetor

AMD Radeon RX 5500 pritet më 12 dhjetor

03 December 2019 20:11

Sipas burimeve kineze, AMD i ka kontaktuar partnerët e vet AIB për planet për lansimin e kartelës grafike të kompanisë RX 5500. Bëhet fjalë për GPU-në mainstream, të bazuar në arkitekturën Navi 14, raporton TechPowerUp.

Tani për tani nuk ka lajme për kartelën grafike në fjalë nga AMD, por si datë e lansimit përmendet 12 dhjetori, gjë që është në përputhje me pritjet e mëparshme dhe paraqet një lansim komplet të GPU-së, ku partnerët e AMD-së do t’i publikojnë versionet e tyre të kartelës grafike.

AMD Radeon RX 5500 do të duhej të garojë me modelin NVIDIA GTX 1660, dhe do t’i zëvendësojë kartelat grafike AMD RX 570, RX 580 dhe RX 590 në linjat e produkteve, shkruan KOHA Ditore. Çipi Navi 14 është i bazuar në procesin e prodhimit 7nm të TSMC-së, i ka 22 njësi compute RDNA (1408 procesorë stream) dhe një magjistrale të memories GDDR6 prej 128-bitësh.

Kur flasim për VRAM-in, ai do të jetë në dispozicion në 4 GB ose 8 GB video memorie, e cila i ofron 14 Gbps ose 224 GB/s bandwidth të memories. Takti i punës së GPU-së është 1670MHz "Boost" dhe 1845MHz "Gaming".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme