AMD Zen 3 do të sjellë arkitekturë të re

AMD Zen 3 do të sjellë arkitekturë të re

22 November 2019 23:39

Përgatitjet për lansimin e gjeneratës së ardhshme të CPU-ve AMD bazuar në mikroarkitekturën Zen 3 janë duke u zhvilluar me të madhe.

Burimet e afërta me prodhuesin pohojnë se punët rreth dizajnimit arkitektonik tashmë kanë përfunduar dhe, sipas informacioneve të tyre, Zen 3 do të jetë një evolucion i versionit ekzistues Zen 2. Megjithatë, në deklaratën më të re nga përfaqësuesi i AMD thuhet se Zen 3 do të bazohet në një arkitekturë plotësisht të re të resurseve, raporton The Street.

Kur u pyet gjatë intervistës për procesorët Milan, të cilët në fakt janë gjenerata e tretë e procesorëve të serverëve EPYC dhe sa do të jetë përshpejtimi IPC krahasuar me modelet ekzistuese Zen 2, ai u përgjigj se Zen 3 nuk është një evolucion i thjeshtë siç ishte Zen 2 krahasuar me modelet Zen, por bëhet fjalë për një arkitekturë plotësisht të re të procesorëve, kështu që rritja e performancave do të jetë dukshëm më e madhe, e mjaftueshme për t’i përmbushur plotësisht pritjet e larta lidhur me mundësitë dhe shpejtësinë e gjeneratës së ardhshme të procesorëve Zen, shkruan KOHA Ditore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme