Xiaomi patenton telefonin e palosshëm me 4 kamera

Xiaomi patenton telefonin e palosshëm me 4 kamera

22 November 2019 17:37

Nga viti i kaluar, Xiaomi është duke e zhvilluar telefonin e vet të palosshëm, por ende nuk ka ndonjë informacion se kur mund të paraqitet. Kohët e fundit janë paraqitur edhe dy patenta të tjera për telefonat e tillë, njëra me menteshë të dyfishtë dhe tre seksione të ekranit, dhe tjetra me një dizajn të palosshëm, si Motorola Razr, raporton GSMArena.

Ditë më parë është paraqitur edhe një patentë në sajtin e agjencisë kineze për pronë intelektuale, e cila e paraqet një telefon të palosshëm me tre seksione të ekranit dhe katër kamera. Natyrisht, edhe pse patenta është paraqitur, kjo nuk do të thotë që do ta shohim domosdoshmërisht në formën e ndonjë produkti të vërtetë.

Image

Sajti i Dealntech e ka skicuar këtë telefon në pozicionin e palosur në të cilin ngjan shumë në Xiaomi Mi Mix Alpha me ekranin që shpaloset përtej skajit dhe praktikisht e mbulon pothuajse të gjithë sipërfaqen e pasme. Kamerat në Mi Mix Alpha janë gjithashtu paksa të lëvizura anash për të mundësuar që pjesa më e madhe e pasme të përdoret si ekran.

Image

Pjesa në skicat e patentave e shënuar me një vijë të lakuar është në fakt mekanizmi i menteshës së telefonit. Ashtu si me Huawei Mate X dhe Galaxy Fold, ekrani pritet të jetë i mbrojtur me plastikë. Patenta tregon pak detaje në lidhje me vetë harduerin e telefonit, kështu që nuk shihen hapjet, portet dhe butonat, përveç katër rrathëve që i simbolizojnë kamerat.

Image

Telefonat e palosshëm janë sigurisht gjëja e ardhshme e madhe në industrinë e pajisjeve mobile dhe është zbavitëse të ndjeken interpretimet e ndryshme që i kanë prodhuesit e njohur. Telefoni i palosshëm i Xiaomit pritet në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme