Tech

Twitteri aplikon opsione të reja për luftën kundër përmbajtjeve shqetësuese

Twitteri ka filluar të merret me problemin për të cilin përdoruesit janë ankuar prej kohësh – shqetësimin dhe gjuhën e urrejtjes. Përdoruesit tani do të jenë në gjendje ta etiketojnë të gjithë listën e twitteve si të dhunshme ose shqetësuese, njoftoi Twitteri ditë më parë.

Me azhurnimin, i cili tani është në dispozicion vetëm për pajisjet iOS, dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm për të tjerat, përdoruesit mund ta raportojnë jo vetëm një tweet, por një listë të tërë që përmban mesazhe shqetësuese. Kur e raportojnë atë në Twitter, mund ta etiketojnë si të dhunshme.

I gjithë procesi i raportimit të listës është identik me raportimin e tweetit të vetëm. Në opsionin e menusë së listës të plotë do të shfaqet opsioni "raporto", i cili do t'u japë përdoruesve mundësinë për ta etiketuar të gjithë listën në Twitter, shkruan KOHA Ditore.

"Sapo ta dërgoni raportimin tuaj, do t'ju dërgojmë një email që konfirmon se e kemi marrë atë dhe do t'ju ofrojmë rekomandime për ta përmirësuar përvojën tuaj në Twitter", thuhet në njoftim nga Twitteri.