Sony i konfirmon kertrixhët për Playstation 5

Sony i konfirmon kertrixhët për Playstation 5

21 November 2019 11:46

Dy javë pasi u zbuluan patentat e paraqitura nga Sony për kertrixhet memorike, janë shfaqur edhe informacione shtesë pasi që patenta u azhurnua me detaje të reja.

Në vizatimet e reja shihen qartë 12 pinë përmes të cilëve kertrixhi lidhet me konzolën, si dhe tetë pine të çipit, i cili me siguri shërben si kontrollues, raporton LetsGoDigital.

Edhe pse patenta e përmendur u paraqit pranë zyrës së patentave në Brazil, më pas u zbulua se fillimisht ajo ishte paraqitur në Japoni më 28 dhjetor 2018 dhe ishte miratuar më 5 gusht 2019, shkruan KOHA Ditore.

Image

Më interesante është se fotoja është përshkrimi të cilin Sony e ka dorëzuar për patentë, dhe i cili konfirmon që kertrixhi është në fakt një medium memorik i destinuar për konzolën Playstation 5 dhe ruajtjen e të dhënave që lidhen me lojërat, si personazhet, fotografitë, animacionet, tingujt dhe programet.

Supozohet që këto kertrixhe janë në fakt memorie SSD për zgjerimin e kapacitetit të konzolës, e cila në këtë rast në versionin bazë do të ishte dukshëm më e lirë në shitje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme