Ryzen 9 3950X e shkatërron konkurrencën e Intelit

Ryzen 9 3950X e shkatërron konkurrencën e Intelit

19 November 2019 11:52

AMD Ryzen 9 3950X është lansuar zyrtarisht ditë më parë. Procesori i parë 16 bërthamësh i destinuar për platformën “mainstream” ka treguar performanca mbresëlënëse. Konkurrenca aktuale në këtë segment Intel Core, thënë thjesht, nuk e ka asnjë shans kundër procesorit të pakompromis Zen 2 16-bërthamësh i cili e dyfishon numrin e bërthamave logjike.

Dallimet në performanca gjatë krahasimit me përfaqësuesin aktualisht më të fortë Intel Core LGA 1151 në formën e modelit Core i9-9900K janë të mëdha, gjë që sigurisht që do të çojë në një ulje të mëtejshme të çmimit të çipave të Intelit, shkruan KOHA Ditore. Dhe madje edhe atëherë, ata janë gjithnjë e më pak tërheqës për përdoruesit pasi që teknologjia 14nm po bëhet definitivisht e tejkalueshme si edhe çdo përpjekje e përshpejtimit të mëtejmë në 5 GHz për shkak të konsumit të madh të energjisë dhe ngrohjes.

Kjo është arsyeja se pse Ryzen 9 3950X duket si perlë e teknologjisë 7nm, me të cilën AMD po i demonstron arritjet e veta në fushën e CPU-ve. Dhe jo vetëm kaq, me këtë model, kompania e sulmon edhe segmentin HEDT të modeleve LGA2066 dhe Threadripper, duke treguar se sa "i brishtë" mund të jetë procesori i serisë Ryzen 3000. Kështu që ai padyshim që do të jetë interesant edhe për profesionistët me buxhet më të vogël.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme