Huawei tani ka edhe SSD PCIe deri në madje 32TB

Huawei tani ka edhe SSD PCIe deri në madje 32TB

18 November 2019 19:49

Huawei nuk prodhon vetëm telefona mobilë siç do të mendonin shumica e njerëzve pasi që e lidhin këtë kompani kryesisht me teknologjitë mobile dhe infrastrukturën e rrjetit. Këtë herë, rolin kryesor e ka SSD me kapacitet jashtëzakonisht të madh prej 32 TB, shkruan HKEPC.

Bëhet fjalë për prototipin, i cili është plotësisht funksional, i zhvilluar në selinë e kompanisë të vendosur në Shenzhen. Sipas fotografisë së shfaqur, mund të konkludohet se disku i përket serisë Huawei HSSD me shenjën D5223PM6H00 - me kapacitet prej 32 TB dhe punon në specifikimet PCIe NVMe.

Në thelb, ky model është i ngjashëm me SSD-të e tjera në treg, përveç që shtëpiza e pajisjes është paksa e azhurnuar për ta rritur sipërfaqen e transferimit të nxehtësisë të cilën pajisja e liron gjatë funksionimit, shkruan KOHA Ditore. Fundja, të gjitha SSD me performancë të lartë lirojnë nxehtësi të tepërt gjatë punës, përfshirë edhe këtë nga Huawei prej 32TB.

Duke marrë parasysh që Huawei ende nuk e ka prezantuar zyrtarisht këtë disk SSD në faqen e vet zyrtare, nuk kemi asnjë informacion të mëtejshëm për specifikimet e kësaj pajisjeje interesante, e cila e ofron një kapacitet shtesë ruajtjeje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme