Gjethi artificial krijon karburant me ndihmën e energjisë diellore

Gjethi artificial krijon karburant me ndihmën e energjisë diellore

17 November 2019 08:35

Edhe pse gjatë viteve të fundit kemi arritur përparim të madh në lidhje me teknologjinë e energjisë së qëndrueshme, temperaturat mesatare vazhdojnë të rriten, ndërkohë që nuk po zvogëlohen emetimet e gazrave serrë, kështu që na pret shumë punë për të bërë nëse duam ta zgjidhim problemin e ngrohjes globale.

Para pak ditësh shkencëtarët prezantuan një zbulim shumë interesant i cili, nëse përsoset, mund të na ndihmojë ta luftojmë ngrohjen e planetit tonë. Ata e krijuan një gjeth artificial i cili mund të prodhojë karburant sintetik pa e ndotur mjedisin, shkruan Science Alert.

Gjethi është i aftë të prodhojë gaz sintezë, një përzierje kjo e hidrogjenit dhe monoksidit të karbonit. Ky lloj gazi përdoret gjerësisht në prodhimin e karburanteve, ilaçeve, plastikës dhe plehrave të ndryshëm; ai mund të fitohet në shumë mënyra, por zakonisht bëhet nga mbetjet e qymyrit ose materialeve të naftës. Produkti përfundimtar është kështu shumë shpesh i dëmshëm për mjedisin.

Gjethi artificial është zhytur në ujë dhe vihet në funksion nga rrezet e diellit dhe gjithashtu funksionon në mot me re dhe mund të prodhojë gaz sintezë pa liruar gazra serrë.

"Ndoshta nuk keni dëgjuar për gazrat sintezë, por çdo ditë konsumoni produkte të bëra prej tyre", tha kimisti Erwin Reinser nga Universiteti Cambridge. "Nëse mund t’i prodhojmë në mënyrë të përhershme në këtë mënyrë, kjo mund të jetë kyçe në krijimin e një industrie të qëndrueshme kimike dhe të karburantit," shtoi ai... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme