Minecraft Earth në dispozicion në fazën Early Access

Minecraft Earth në dispozicion në fazën Early Access

17 November 2019 17:51

Microsofti e ka vënë lojën Minecraft Earth në dispozicion për përdoruesit e iOS dhe Android në Shtetet e Bashkuara si pjesë e fazës early access, kështu që tani është e mundur ta instaloni lojën dhe ta eksploroni botën e saj virtuale, raporton PC World.

Llogaria e Microsoftit Minecraft Earth Twitter e postoi lajmin ditë më parë, ndërsa linqet për download të lojës mund të gjenden në faqen e Minecraft Earth.

Microsofti e lansoi Minecraft Earth në maj në versionin e mbyllur Beta. Tani, përdoruesit me ndihmën e telefonave të tyre mobilë mund ta hulumtojnë lagjen e tyre në stilin e Augmented Reality, duke mbledhur blloqe Minecraft dhe gjëra të tjera të cilat mund t’i përdorin për ndërtesat e tyre, shkruan KOHA Ditore. Ndërtesat janë në fakt skena të vogla Minecraft, të cilat mund t’i vendosni në sipërfaqe të ngurta dhe të rrafshëta dhe t’i zhvilloni më tej.

Ato nuk duhet të jenë jashtë, por gjithashtu mund t'i vendosni edhe në artikujt në shtëpi, siç janë për shembull shtëpiza e PC-së tuaj. Ende nuk është e qartë nëse do të jetë e mundur të bëhen ndërtesa shumë të mëdha që i pamë në lojën origjinale, apo ato do të kufizohen në dimensione të arsyeshme.

Për ta shijuar lojën nevojitet telefon me Android me sistemin Android 7 Nougat ose iPhone me iOS 10 ose më të ri, si dhe llogari e Microsoft ose Xbox Live dhe qasje në dyqan.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme