Tech

Ja se si mund ta instaloni Linux distron e re në telefonin tuaj të vjetër Android

Kerneli Linux është elementi themelor i Androidit, por megjithëkëtë, Androidi nuk mund të quhet distribuim klasik i Linuxit, sepse i mungon interfejsi GNU, i cili është tipik për Linux distro.

Aplikacionet Android dhe Linux nuk mund të ndryshohen për shkak të sistemeve dhe librarive të ndryshme gjatë kohës së ekzekutimit. Por tani, me përpjekjet e disa programerëve të shkëlqyeshëm, në telefonin tuaj të mençur mund ta ekzekutoni distribuimin legal të Linuxit, i cili tradicionalisht e përdor Androidin. Hapat janë të thjeshtë, si edhe instalimi i ROM-it të përshtatur, dhe kjo është veçanërisht e dobishme nëse keni telefon të mençur të vjetër, i cili me siguri nuk do të marrë më mbështetje, raporton XDA-Developers.

Nëse doni që në telefonin tuaj të mençur të përjetoni diçka më ndryshe se Androidi - më saktësisht Linuxi – ekzistojnë disa distribuime të Linuxit të bazuara në prekje, si Ubuntu Touch, postmarketOS dhe Maemo Lesta. Mund të shkoni në sajtin Can My Phone Run Linux, bazën e të dhënave të krijuar nga TukPhones, dhe ta shkruani modelin e telefonit tuaj në fushën e kërkimit për ta gjetur listën e distribuimeve të Linuxit, të cilat i mbështet telefoni juaj.

Ashtu si gjatë instalimit të ROM-it të përshtatur, nga ju do të kërkohet ta zhbllokoni bootloaderin Android të telefonit ose tabletit tuaj, shkruan KOHA Ditore. UBPorts Installer e lehtëson ekzekutimin e Ubuntu Touch në telefonin tuaj, por distrotë e tjera, si për shembull postmarketOS, mund të kërkojnë një hap shtesë të instalimit siç është TWRP.

Duhet të keni parasysh që një pjesë e madhe e këtyre distrove janë në fazën e zhvillimit dhe të gjitha funksionet mund të mos jenë operative. Për më tepër, mbështetja për pajisjet është e kufizuar në njëfarë mase, dhe në listë me siguri do të shihni pajisje të vjetra të popullarizuara. Baza e të dhënave TukPhones i përdor indeksuesit për të mbledhur të dhëna nga sajtet zyrtare për çdo distro të Linuxit.

Kjo bazë së shpejti do të plotësohet me mbështetje për LuneOS dhe SHR, duke i zgjeruar mundësitë për entuziastët. Dhe ja mundësia, luani pak, pse jo.