Kingston sjell SSD diskun e ri DC 450R

Kingston sjell SSD diskun e ri DC 450R

15 November 2019 09:45

Kingston Digital Europe Co LLP ka filluar me shitjen e SSD-së së re Enterprise - Data Center 450R (DC450R). E bazuar në interfejsin 6 Gbps SATA SSD me performanca të larta dhe e armatosur me teknologjinë 3D TLC NAND, SSD-ja është e gatshme për përdorim me qëllimin kryesor të ofrimit të performancës mbi-mesatare të leximit të të dhënave.

Ky SSD serverik ofron performanca superiore ndërkohë që e kryen një numër të madh të operacioneve I/O dhe ka reagueshmëri të shpejtë ndaj të dhënave të kërkuara, që është një nga kërkesat kryesore të gjeneratës së sotme të pajisjeve SSD për nevoja të punës në qendrat e të dhënave, shkruan KOHA Ditore. SSD bazohet në kërkesat rigoroze 234 të Kingston QoS, kështu që DC450R është e aftë të sigurojë nivele të larta konstante të performancës në një gamë të gjerë të leximit intensiv dhe cacheimit të të dhënave.

DC450R nga Kingston është dizajnuar për punë e cila kërkon besueshmëri 24/7, si për shembull përdorimi në rrjetet e livrimit të përmbajtjes (CDN), informatikën EDGE, dhe një gamë të gjerë arkitekturash të tjera të definuara softuerikisht për ruajtje të sasive të mëdha të të dhënave. DC450R sjell funksione të cilat ua mundësojnë qendrave të të dhënave ta zgjedhin SSD-në më të përshtatshme për ngarkesën e tyre të punës. Bizneset kanë nevojë për rezultate, zgjidhje dhe marrëveshje për nivelin e shërbimit (SLAs), ndërsa DC450R u siguron sistem integratorëve dhe “cloud” provajderëve performanca të larta, si dhe standard ekonomik SSD në të cilin mund të mbështeten.

DC450R është në dispozicion në kapacitetet prej 480 GB, 960 GB, 1.92TB, 3.84TB, dhe gjithashtu vjen me një garanci të kufizuar pesëvjeçare dhe mbështetje teknike falas.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme