Facebooku, për 5 muaj fshin mbi 3 miliardë llogari të rreme Foto: Reuters

Facebooku, për 5 muaj fshin mbi 3 miliardë llogari të rreme

13 November 2019 20:38

Rrjeti social më i madh në botë, Facebook, në raportin e tij të fundit tregon se ka fshirë përmbajtjet e dëmshme nga shërbimi i tij.

Kompania ka thënë se ka fshirë mbi 3.2 miliardë llogari të rreme mes muajit prill dhe shtator, mbi 1.5 miliard më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan CNBC. Po ashtu, kompania ka thënë se ka fshirë 11.4 milionë pjesë të fjalimeve me urrejtje, 5.4 milionë më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Për herë të parë, Facebooku përfshiu në raport veprimet e ngjashme të tij edhe në Instagram, transmeton Koha.net. Kompania ka thënë se ka bërë progres në detektimin e lakuriqësisë së fëmijëve dhe përdorimit seksual në Instagram, duke fshirë mbi 1.2 milion pjesë të përmbajtjes mes muajit prill dhe shtator.

Gjithashtu, kompania shtoi vetëvrasjen dhe vetë-lëndimin si kategori të re të përmbajtjes së dëmshme. Mes muajit prill dhe shtator, Facebooku ka thënë se ka fshirë mbi 1.6 milion pjesë të përmbajtjeve me vetë-vrasje dhe vetë-lëndim në Instagram. Ndërsa në Facebook, i ka fshirë mbi 4.5 milionë pjesë me përmbajtje të njëjtë për periudhën e njëjtë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme