Kina e kufizon kohën që fëmijët mund ta kalojnë duke luajtur lojëra

Kina e kufizon kohën që fëmijët mund ta kalojnë duke luajtur lojëra

14 November 2019 17:31

Vitin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë e përfshiu zyrtarisht varësinë e lojrave kompjuterike në listën e sëmundjeve mendore. Kina me këtë rast ka ndërmarrë hapa konkretë dhe i ka imponuar disa ndalesa për fëmijët të cilat kanë të bëjnë me kohën e kaluar para kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera për gaming online, raporton BBC.

Fëmijëve dhe adoleshentëve nën moshën 18-vjeçare nuk u lejohet të luajnë lojëra gjatë periudhës nga ora 22 deri në ora 8, ndërsa luajtja e lojërave gjatë ditës është e kufizuara në një orë e gjysmë gjatë javës së punës, ndërsa gjatë fundjavës dhe festave kjo zgjatet në maksimum 180 minuta. Autoritetet kanë vlerësuar se kufizimet e tilla e minimizojnë rrezikun për shëndetin mendor të fëmijëve.

Megjithatë, ata nuk janë ndalur me kaq. Rregullat e reja sjellin edhe kufizime të tjera që kanë të bëjnë me mikro-transaksionet, kështu që fëmijët midis moshës 8 dhe 16 vjeç mund t’i shpenzojnë maksimalisht 26 euro, ndërsa adoleshentët 52 euro në muaj në llogaritë e tyre online, shkruan KOHA Ditore. Një pjesë e përpjekjeve ka për qëllim zhvillimin e sistemit të identifikimit i cili do t’ua mundësojë ofruesve të shërbimeve të internetit dhe gamingut ta identifikojnë më lehtë moshën e gamerëve të rinj.

Kina është industria e dytë më e madhe e gamingut në botë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme