Overwatch 1 dhe 2 bashkohen dhe vijnë 4 heronj të rinj

Overwatch 1 dhe 2 bashkohen dhe vijnë 4 heronj të rinj

14 November 2019 11:29

Në intervistën e dhënë për Kotaku në BlizzCon 2019, Jeff Kaplan, drejtor i projektit Overwatch në Blizzard, deklaroi se hartat dhe heronjtë e rinj do të arrijnë njëkohësisht në Overwatch 1 dhe 2, dhe se kur të dalë vazhdimi, loja origjinale do të ketë gjithashtu avancime grafike, raporton Digital Trends.

Plani përfundimtar, thotë Kaplan, është që të dy aplikacionet për klient në fund të bashkohen për ta shmangur ndarjen e lojtarëve. Klienti i kombinuar gjithashtu do të siguronte garim fer, ngase lojtarët nuk do të kishin përparësi, thjesht, sepse janë në një version më të ri të Overwatch engine.

Deklarata e Kaplan është pjesë e një diskutimi të gjerë se si zhvillimi i fshehtë i Overwatch 2 ka ndikuar në ngecjen e lojës origjinale, gjë që ka reflektuar gjatë sezonit repetativ. Kaplan konsideron se ekipi i lojës ka bërë mjaft me shtimin e heronjve të rinj, sistemin role queue, si dhe Workshop mode, por beson se azhurnimet do të jenë shumë më të shpeshta pasi të dalë vazhdimi.

Image

Këto azhurnime do të duhej t’i shtonin së paku katër heronj të rinj, sipas një raporti nga gazetari i Game Informer, Andrew Reiner, i cili e vizitoi ekipin e zhvillimit të Overwatch në fillim të tetorit, shkruan KOHA Ditore. Kaplan gjatë asaj vizite ia tregoi prezantimin PowerPoint, me përmbajtje që e sjell vazhdimin dhe një prej slajdeve i paraqiti katër silueta të panjohura, tri prej të cilave dukeshin si heronj femra.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme