Tech

QooCam 8K është kamera e parë e xhepit në botë me 8K 360

Descriptive Text

KanDao e ka prezantuar kamerën e re me funksion të xhirimit në 360 shkallë, të emërtuar QooCam 8K.

Kamera vjen me rezolucionin më të lartë të xhirimit të videove në klasën e modeleve të xhepit, dhe mund të xhirojë në 8K @30FPS, shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu, mund të regjistrojë në 4K @60FPS ose @30FPS. Po ashtu, ekziston opsioni i xhirimit slow-motion në 4K @120FPS.

QooCam 8K mund të futet në xhep, ka sensor 1/1.7-inçësh 20MP nga të dy anët, ekran 2.4 inçësh OLED me prekje, bateri prej 3600mAh me mbështetje për mbushje të shpejtë USB PD 2.0, hapësirë për ruajtje prej 64 GB + slot microSD.

Para-shitja e QooCam 8K tashmë ka filluar me një çmim prej 589 dollarësh.