Tech

MSI paralajmëron monitorin mobil për gejming 240Hz IPS Optix MAG161

Ekranet mobile përfshihen në produkte që janë dizajnuar për të mundësuar produktivitet në disa ekrane së bashku me laptopët, duke e shndërruar një notebook standard në një workstation për gaming, shkruan Overclock3D.

MSI është veçuar shpejt si një nga brendet më të forta në fushën e monitorëve për gejming, ndërsa fusha e ardhshme të cilën kompania dëshiron ta mbulojë me brendin e vet Optix janë monitorët mobil për gaming, shkruan KOHA Ditore. Kompania është duke e përgatitur modelin Optix MAG161, i cili ka panel të hollë 5 mm 240Hz IPS, me mbështetje për hyrjet HDMI dhe USB Type-C.

MSI Optix MAG161 tashmë e ka fituar CES 2020 Innovation Award. Kompania po i mbanë të fshehta disa nga karakteristikat e monitorit, por pritet madhësia prej 17.3 inçësh, si dhe normë adaptive të rifreskimit prej 48Hz deri në 240Hz. Nga ana tjetër, mund të bëhet fjalë edhe për ekranin 15.6 inçësh.

Më shumë detaje për monitorin MSI Optix MAG161 priten gjatë konferencës CES 2020 në janar.