Evleaks e sugjeron Galaxy S11 në tri madhësi dhe në pesë variante

Evleaks e sugjeron Galaxy S11 në tri madhësi dhe në pesë variante

12 November 2019 20:01

Informatori i mirënjohur Evan Blass (@evleaks) i ka disa informacione të reja interesante rreth telefonave të ardhshëm nga linja Samsung Galaxy S11. Ai tha në një postim në Twitter se telefoni do të vijë në tre madhësi, raporton GSMArena.

Së pari pritet modeli më i vogël prej 6.1 ose 6.4 inçësh, dhe ky me siguri do të jetë Galaxy S11e. Më pas vjen modeli standard Galaxy S11, me ekran me diagonale prej 6.7 inçësh, dhe në fund e kemi modelin e madh (me siguri S11+) me ekran prej 6.9-inçësh. Pritet që të tre panelet këtë herë të jenë të lakuara, dhe kjo përfshin edhe ekranin e modelit S11e.

Gjithashtu ka thashetheme për raportin e faqeve të ekranit prej 20:9, ndërsa sugjerohet që të paktën një model Galaxy S11 do ta ketë këtë raport të faqeve, shkruan KOHA Ditore. Tani për tani nuk dihet nëse këto panele do të jenë me notch apo me vrima punch-hole, apo Sasmungu mund ta implementojë edhe kamerën periscope/pop-up.

Evleaks thekson gjithashtu se dy modelet më të vogla Galaxy S11 do të jenë në dispozicion në variantet LTE dhe 5G, ndërsa modeli më i madh do ta ketë vetëm opsionin 5G. Kjo do të thotë se do të ekzistojnë të paktën pesë variante të telefonit Galaxy S11.

Informatat, të raportuara më parë, tregojnë se Galaxy S11 do të ketë kamerën kryesore 108MP, funksionin e mbrojtur së fundmi "Space Zoom", si dhe çipset Exynos 9830/Snapdragon 865, varësisht nga tregu.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme