Seagate do të ketë hard disqe prej 50TB deri në vitin 2026

Seagate do të ketë hard disqe prej 50TB deri në vitin 2026

12 November 2019 12:31

Kompania Seagate po paralajmëron hard disqe me kapacitete të mëdha për vitin 2020, ndërsa gjatë gjysmës së parë të vitit të ardhshëm priten modelet prej 18 TB (terabajtë). Deri në fund të vitit të ardhshëm priten edhe modelet me 20TB, raporton TweakTown.

Seagate po synon t’i lansojë HDD-të e veta të para komerciale të bazuara në HAMR gjatë gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm, ndërsa disqet e reja prej 18TB do të bazohen në të njëjtën platformë nëntë-pllakëshe, të cilën kompania e përdor për HDD-të e veta aktuale Exos 16TB, shkruan KOHA Ditore. Kjo do të thotë se Seagate ka gjithçka gati për t’i lansuar HDD-të 18TB në prodhim masiv.

Kompania gjatë viteve 2023-2024 po planifikon HDD prej 30TB+, ndërsa modelet prej 50 e më shumë terabajtë mund të priten gjatë vitit 2026. Bëhet fjalë për disqet e bazuara në teknologjinë HAMR.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme