Tech

Fotografitë e pllakave të para amë MSI TRX40

Informatat për platformën e AMD-së TRX40 janë gjithnjë e më të shpeshta, ndërsa tani janë paraqitur edhe fotografitë e pllakave amë MSI të destinuara për ta mbështetur gjeneratën e ardhshme të procesorëve Threadripper, përcjell Overclock3D.

Pllakat amë MSI TRX40 Pro WiFi dhe TRX40 Pro 10G u shfaqën online, ndërsa fotot u siguruan nga @KOMACHI_ENSAKA në Twitter. Ashtu si pllakat e tjera amë TRX40, të cilat janë shfaqur më herët, modelet e kompanisë MSI përdorin gjithashtu memorie katërkanalëshe me dy DIMM-e për kanal dhe kanë përçues të madh të nxehtësisë VRM.

Zgjidhja e MSI gjithashtu e ka një çipset të përmirësuar ftohës, gjë që sugjeron që pllakat amë të kompanisë do t’i mbështesin PCIe 4.0, si shumica e pllakave amë të AMD-së, X570.

Image

Dallimet midis modeleve TRX40 Pro WiFi dhe TRX40 Pro 10G janë në opsionet e tyre për lidhjen me internet - TRX40 Pro WiFi ka kartelë të integruar Wi-Fi, ndërsa TRX40 Pro 10G përdor add-on kartelë Ethernet prej 10Gb, shkruan KOHA Ditore. Aktualisht nuk ka informacione për datën e lansimit dhe çmimin e këtyre pllakave amë.