Gjatë shtatorit, një grup i përzgjedhur i përdoruesve ka filluar ta pranojë Incognito Mode për Maps, si pjesë e “preview” programit të këtij aplikacioni.
Google si duket ishte i kënaqur me këtë publikim të kufizuar testues, kështu që azhurnimi tani ka filluar të arrijë tek më shumë përdorues të versionit publik të shërbimit Google Maps, raporton TechSpot.
Sipas kompanisë Google, kur Incognito Mode është aktivizuar, Maps nuk do ta:
- Ruajë historinë e browsimit dhe kërkimit dhe nuk do të dërgojë njoftime;
- Azhurnojë Location History ose vendndodhjen e përbashkët;
- Përdorë informacionin personal të përdoruesit për personalizim të hartave.
Këto ndryshime praktikisht e mbrojnë atë që është e dukshme në pajisjen e përdoruesit, shkruan KOHA Ditore. Kjo do të thotë që pajisjet e përbashkëta nuk do t’i tregojnë vendet e vizituara kohët e fundit nga përdoruesi dhe gjërat e ngjashme. Nga ana tjetër, Incognito Mode nuk do të jetë në gjendje të fshehë asgjë nga Google (këto informacione nuk do të lidhen me llogarinë e përdoruesit).
-
6 nëntor 2019 16:49
-
Shpërndaje në: