Tech

Samsung ka shitur mbi 5 milionë Galaxy S8 deri më tani

Sipas një raporti të ri nga Korea Jugore, gjiganti i teknologjisë Samsung deri më tani ka shitur mbi 5 milionë Galaxy S8 për më pak se një muaj.

Një zyrtar i kompanisë, i cili është anonim, ka thënë për “The Investor” (Kore) se shitjet tashmë janë përtej “5 milionë njësive”, dhe se shifrat më të hollësishme zyrtare nuk do të dalin akoma, transmeton Koha.net. Po ashtu, zyrtari ka thënë se “shitjet janë duke u bërë pa probleme në të gjithë globin”.

Nëse ky raport del të jetë i vërtetë e i saktë, atëherë do të thotë se Galaxy S8 dhe S8 Plus janë duke u shitur më shpejtë për dallim nga paraardhësit e tyre. Samsung pati raportuar 7.2 milionë shitje të Galaxy S7 dhe S7 Edge gjatë tremujorit të parë.

Shifra aktuale e shitjeve mund të jetë më e ulët sesa po raportohet, megjithatë, nëse zyrtari në të vërtetë është duke iu referuar njësive të “dërguara”.

Samsung ka deklaruar publikisht se seria S8 kishte periudhën më të mirë të para-shitjes se çdo smartfon tjetër i kompanisë.