Tech

AMD-ja tashmë është duke punuar në arkitekturën Zen 5

Descriptive Text

Edhe pse AMD-ja do t’i publikojë edhe disa çipsete të bazuara në arkitekturën Zen 2, tre arkitekturat e ardhshme të kompanisë janë tashmë në fazat e zhvillimit, të paktën kur është fjala për dizajnin. Këto janë arkitekturat Zen 3, Zen 4 dhe madje edhe Zen 5, raporton NotebookCheck.

Është interesante se bëhet fjalë vetëm për thashetheme, pasi që vetë AMD-ja konfirmoi që Zen 4 dhe Zen 5 janë në fazat e formimit të dizajnit, dhe kjo u theksua gjatë samitit të kompanisë Horizon Executive Summit.

Përveç kësaj, AMD Zen 3 tani e ka statusin "design complete". Kjo do të thotë që ka përfunduar e gjithë puna rreth dizajnit të arkitekturës, dhe tani pritet të fillojnë testimet dhe prodhimi, shkruan KOHA Ditore. Kur bëhet fjalë për Zen 5, çipat e parë të bazuar në këtë arkitekturë priten në vitin 2022.

AMD-ja aktualisht është përqendruar plotësisht në sjelljen e gjeneratës së tretë EPYC dhe gjeneratës së katërt të produkteve të Ryzen më së voni gjatë vitit të ardhshëm. Muajin e ardhshëm na presin modelet e reja të Threadripper, duke filluar nga modeli 3960X me 24 bërthama dhe 48 threade e deri tek modeli 3990X me 64 bërthama dhe 128 threade. Procesori Threadripper 3960X është planifikuar të dalë në shitje nga janari, ndërsa 3960X do të duhej të dalë në nëntor të këtij viti.