Logitech prezanton tastierën dhe miun e vet të parë për Chrome OS

Logitech prezanton tastierën dhe miun e vet të parë për Chrome OS

19 October 2019 09:32

Pas lansimit të laptopit Pixelbook Go, me siguri ka nga ata që me pajisjen e duan një tastierë dhe mi të veçantë. Logitech po u del në ndihmë përdoruesve me këtë vendim, dhe prezanton pajisjet periferike të para të krijuara për pajisjet e Google - M355 Portable Wireless Mouse dhe K580 Slim Multi-Device Wireless Keyboard, Chrome OS Edition, raporton Engadget.

Tastiera K580 është modeli kryesor që po ofrohet dhe karakterizohet nga shkurtorja red Chrome OS, si dhe Google Assistant i dedikuar për kërkime zanore, shkruan KOHA Ditore. I pranishëm është edhe një slot i integruar ku është e mundur të vendoset telefoni Pixel (ose çfarëdo telefoni tjetër). Tastiera e garanton një maksimum prej tre viteve të jetëgjatësisë së baterisë.

Miu M355 ka taste bazike, një skroll gome dhe opsionin e përdorimit të Bluetoothit ose USB resiverit të Logitechit. Miu punon me bateri dhe zgjat deri në 18 muaj.

Të dy pajisjet janë në dispozicion për blerje, me çmime prej 50 dollarë për tastierën K580 dhe 30 dollarë për miun M355.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme