Tech

Google Stadia arrin muajin e ardhshëm

Descriptive Text

Shërbimi për streaming të lojërave Google Stadia do të lansohet zyrtarisht më 19 nëntor.

Google theksoi që serverët do të jenë të hapur për publikun në orët e pasdites, ndërsa Stadia do të jetë në dispozicion në SHBA, Kanada, Britani të Madhe, Irlandë, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Holandë, Belgjikë, Danimarkë, Suedi, Norvegji dhe Finlandë, raporton Engadget.

Pas lansimit, përdoruesit do të jenë në gjendje ta blejnë Stadia Founder’s Edition, me një çmim prej 130 dollarësh, shkruan KOHA Ditore. Paketa përfshin Chromecast Ultra, kontrolluesin me edicion të limituar Night Blue dhe dy abonime tremujore Stadia Pro. Founder’s Edition siguron qasje në bibliotekën e lojërave në Stadia që janë me rezolucion deri në 4K, 60fps dhe me mbështetje për HDR dhe 5.1 sorround sound.

Pas tre muajve të parë, shërbimi do të kushtojë 9,99 dollarë në muaj. Vitin tjetër, Google planifikon të ofrojë parapagim për Stadia Base i cili e mundëson blerjen e lojërave individuale dhe luajtjen e tyre në 1080p dhe 60fps.

Disa nga titujt e lojërave të cilat mbërrijnë në shërbimin Stadia përfshijnë Assassin's Creed Odyssey, Red Dead Redemption 2, Destiny 2 dhe Wolfenstein: Youngblood.