Microsofti i prezanton tastierat e reja me tastet Office dhe Emoji

Microsofti i prezanton tastierat e reja me tastet Office dhe Emoji

17 October 2019 15:50

Microsofti i ka prezantuar tastierat e reja, të karakterizuara me butona specifikë Office dhe emoji. Në dispozicion janë dy tastiera të reja - njëra me dizajn ergonomik dhe tjetra me mbështetje për Bluetooth dhe dizajn më të hollë, raporton KitGuru.

Butoni Office në të dy tastierat do ta zëvendësojë butonin Windows në anën e djathtë dhe do të shërbejë për ekzekutimin e Office për Windows 10. Butoni Office mund të përdoret gjithashtu si shkurtore për të hapur aplikacione të Office, siç janë Word (butoni Office + W) ose Excel (butoni office + X).

Përveç butonit Office, do të jetë edhe butoni i dedikuar për emoji, shkruan KOHA Ditore. Me shtypjen e këtij butoni hapet lista për përzgjedhjen e emoticonit në kuadër të Windows 10. Nuk është e mundur të caktohet një buton specifik për një emoticon të caktuar ose të krijoni shkurtore për emoticone.

Microsofti pohon se modeli i ri i Ergonomic Keyboard e ofron lehtësinë e shtypjes gjatë gjithë ditës me ndihmën e dizajnit të ndarë ergonomik. Tipari kryesor i tastierës është një pushimore e përmirësuar për pëllëmbë, e mbuluar me material premium, shkurtoret e dedikuara për Office 365, emoticonet, search dhe kontrollimi i përmbajtjes multimediatike.

Image

Bluetooth Keyboard, nga ana tjetër, e përmban një dizajn shumë më harmonik. Karakteristikat kryesore të këtij modeli janë lidhja Bluetooth dhe bateria e cila zgjat deri në dy vjet dhe të njëjtat butona të shkurtoreve të përmendura më lartë.

Modelet Ergonomic Keyboard dhe Bluetooth Keyboard do të jenë në dispozicion duke filluar nga 15 tetori, me çmime prej 60 dhe 50 dollar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme