Tech

Prezantohen dy telefona të rinj të Motorolës

Kompania e njohur e teknolgjisë, Motorola, ka prezantuar dy telefona të rinj për kategorinë e ulët të tregut për vitin 2017.

Telefonat e rinj janë: Moto C dhe Moto C Plus. Këta telefonat, sa i përket pamjes, janë shumë të ngjashme por në harduer kanë dallime.

Moto C vjen me ekran 5-inç FWVGA me rezolucion prej 854 x 480, procesor 1.1 GHz MediaTek MT6737M me katër bërthama Cortex-A53, 1 GB RAM memorie dhe 8 ose 16 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 2,350 mAh, transmeton Koha.net. Ky model, punon me sistemin operativ Android 7.0 Nougat.

Gjithashtu, Moto C vjen edhe me kamerën kryesore prej 5 megapikselë, blicin LED. Ky telefon do të jetë në dispozicion për blerje “këtë pranverë” me çmim prej 89 euro për versionin me 3G e 1 GB RAM dhe 8 GB memorie të brendshme, dhe 99 euro për versionin 4G e 1 GB RAM/ 16 GB memorie të brendshme.

Ndërkaq, Moto C Plus vjen me ekran 5-inç me rezolucion prej 720 pikselë, procesor 1.3 GHz MT6737 me katër bërthama Cortex-A53. Modeli Plus do të jetë në dispozicion në version me 2 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme.

Moto C Plus, po ashtu, do të vijë me kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 2 megapikselë, si dhe do të kushtojë 120 euro.