Tech

Nvidia planifikon ta shtojë RTX Ray Tracing edhe në lojëra të tjera

Descriptive Text

Quake II RTX nuk është e vetmja lojë klasike që do ta marrë azhurnimin e Nvidia, RTX Ray Tracing. DSOG ka zbuluar se Nvidia e ka angazhuar producentin për departamentin e vet Lightspeed Studios, i cili do ta kryesojë "game remastering program", raporton Engadget.

Programi do të mundësojë që RTX Ray Tracing të shtohet edhe në tituj të tjerë klasikë, shkruan KOHA Ditore. Prodhuesi i kartelave grafike nuk ka njoftuar se cilat lojëra do të jenë pjesë e këtij programi, por thekson se projekti i ardhshëm është një lojë "të cilën gejmerët e njohin dhe e duan".

Lightspeed Studios ka punuar në remasterin e Quake II RTX, dhe ka qenë përgjegjës edhe për sjelljen e një numri të madh lojërash në Android përmes pajisjes Nvidia Shield.

Nuk është për t'u habitur që Nvidia po e planifikon një numër gjithnjë e më të madh të azhurnimeve të lojërave në Ray Tracing. Kompania mund ta shfrytëzojë këtë për të shitur më shumë kartela grafike pa pasur nevojë që t’i presë developerët eksternë për ta implementuar teknologjinë.