Mastercard, Visa, eBay dhe Stripe tërheqin mbështetjen për kriptovalutën Facebook Libra

Mastercard, Visa, eBay dhe Stripe tërheqin mbështetjen për kriptovalutën Facebook Libra

14 October 2019 22:37

Mastercard, Visa, eBay dhe Stripe e kanë tërhequr mbështetjen e tyre për kriptovalutën Facebook Libra. Ky hap vjen vetëm një javë pasi që PayPal vendosi ta tërheqë mbështetjen e vet, duke pretenduar se "tani për tani dëshiron të përqendrohet në planet e veta", raporton Neowin.

Sipas të gjitha gjasave, shqetësimet për çështjet rregullatore të ngritura nga qeveritë nga pjesë të ndryshme të botës e kanë bërë të veten dhe kanë bërë presion të madh në projektin e Facebookut.

Të gjitha kompanitë që u tërhoqën nga projekti dhanë përgjigje të ngjashme si përgjigja tashmë e ofruar nga PayPali - të gjitha kompanitë e mbështesin projektin Libra, do të vazhdojnë ta monitorojnë progresin, por tani për tani duan të përqëndrohen në produktet dhe shërbimet e tyre, shkruan KOHA Ditore.

Vetëm Visa doli me një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke theksuar se arsyeja e tërheqjes ishte se dëshironte ta shihte "aftësinë e Asociacionit që t’i përmbushë plotësisht të gjitha pritjet rregullatore".

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme