Saturni bëhet planeti me më së shumti hëna

Saturni bëhet planeti me më së shumti hëna

13 October 2019 10:43

Saturni e ka "tejkaluar" Jupiterin dhe është bërë planeti me më së shumti hëna, sipas studiuesve amerikanë.

Një ekip shkencëtarësh i ka zbuluar gjithsej 20 hëna të reja që rrotullohen rreth Jupiterit, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 82. Nga ana tjetër, Jupiteri i ka 79 satelitë natyralë. Hënat u zbuluan me ndihmën e teleskopit Subaru të vendosur në Hawaii.

Image

Secila prej hënave të sapozbuluara në orbitën e Saturnit është rreth 5 km në diametër, dhe 17 prej tyre rrotullohen rreth planetit në drejtim "të kundërt", shkruan KOHA Ditore. Ky quhet drejtimi retrogradik, ndërsa tri hënat e mbetura rrotullohen në drejtimin progradik, d.m.th. si Saturni.

Image

Jupiteri ka qenë planeti me më së shumti hëna që nga fundi i viteve 1990.

Ekipi i studiuesve tani po i zgjedh emrat për hënat, ndërsa këta emra duhet të vijnë nga mitologjia nordike, gale dhe inuite.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme