Deri në fund të këtij viti në Vjenë bëhet rruga e parë me rregullim të temperaturës së ajrit

Deri në fund të këtij viti në Vjenë bëhet rruga e parë me rregullim të temperaturës së ajrit

12 October 2019 19:42

Deri në fund të vitit në Vjenë do të përfundojë projekti i rrugës së parë me mundësinë e rregullimit të temperaturës së ajrit.

Qyteti i Vjenës e ka pranuar problemin e krijimit të ishujve urban të ngrohjes dhe ka filluar një pilot-projekt në rrugën Zieglergasse, e cila ndodhet në një nga qarqet më të nxehta të Vjenës, Neubau, shkruan KOHA Ditore.

Rikonstruktimi i rrugës, gjelbërimi i sipërfaqeve, instalimi i sistemeve të ftohjes dhe lagështimit të ajrit dhe vendosja e rubineteve për ujë të pijshëm do ta rrisin cilësinë e jetesës për banorët e asaj rruge.

"Vera e kaluar ishte një nga më të nxehtat në histori. Efektet e ndryshimit të klimës po ndihen gjithnjë e më shumë nga banorët e këtij qarku, si dhe nga të gjithë banorët e tjerë të Vjenës. Ky projekt synon t’i rezistojë nxehtësisë ekstreme. Rruga e parë e Vjenës me kontrollin e temperaturës është një shembull i praktikës më të mirë për krijimin e flladeve natyrore, të cilat do t'i bëjnë ditët e nxehta më të durueshme", tha udhëheqësi i qarkut Neubau, Markus Reiter.

Ky është projekt i agjencisë së Vjenës, Smart City, të cilën nga viti 2013 e udhëheqë Dominic Weiss.

Strategjia e qytetit të mençur u miratua në Vjenë, në vitin 2012, dhe është në listën e dispozitave obliguese, qëllimi i saj është të konsumohen sa më pak resurset, por jo të zvogëlohet cilësia e jetesës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme