Publikohen kërkesat sistemore për PC të Star Wars: Jedi – Fallen Order

Publikohen kërkesat sistemore për PC të Star Wars: Jedi – Fallen Order

10 October 2019 22:30

Star Wars: Jedi - Fallen Order i Respawn Entertainment më 15 nëntor arrin në PC, Xbox One dhe PlayStation 4.

Tani EA i ka publikuar kërkesat zyrtare sistemore për PC për lojën, të cilat zbulojnë kryesisht kërkesa minimale modeste, së bashku me DirectX 11 dhe 55GB hapësirë ruajtjeje falas, raporton Overclock3D.

Ajo që është e pazakontë në lidhje me këto specifikime është se në kërkesat e rekomanduara nevojiten madje 32 GB memorie, që është më shumë sesa që kanë shumica e sistemeve të përdoruesve për gaming, shkruan KOHA Ditore. Kjo është katër herë më shumë sesa memoria e sistemit në konzolat Xbox One ose PlayStation 4, të cilat e përdorin memorien e sistemit si për CPU ashtu edhe për GPU.

Mund të jetë që bëhet fjalë për ndonjë gabim në listing për DRAM, pasi që 16 GB RAM janë të mjaftueshëm për një lojë moderne.

Kërkesat sistemore në PC për Star Wars: Jedi - Fallen Order përfshijnë:

Kërkesat minimale

OS: Windows 7/8.1/10 64-bit

CPU: FX-6100/i3-3220 ose ekuivalent

RAM: 8 GB

GPU: Radeon HD 7750/GeForce GTX 650 ose ekuivalente

HDD: 55 GB hapësirë e lirë

DirectX: 11

Kërkesat e rekomanduara

OS: Windows 7/8.1/10 64-bit

CPU: Ryzen 7 1700/i7-6700K ose ekuivalent

RAM: 32 GB

GPU: RX Vega 56/GTX 1070 ose ekuivalente

HDD: 55 GB hapësirë e lirë

DirectX: 11

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme