Tech

Call of Duty: Mobile në dispozicion për Android

Descriptive Text

Gjatë disa viteve të kaluara, lojërat FPS kanë përparuar, ndërsa zhanri battle royale dominon me titujt si Fortnite dhe PUBG. Madje edhe prodhuesit e telefonave janë duke krijuar seri të reja të pajisjeve, të cilat përqendrohen kryesisht në gamingun mobil, ku përfshihen modelet Asus ROG II, Razer Phone 2 ose Black Shark 2 Pro.

Call of Duty, një nga franshizat më të njohura FPS (first person shooter), sapo e ka publikuar lojën e parë smartphone për përdoruesit e Androidit. Tencent Games dhe Activision bashkërisht e kanë zhvilluar Call of Duty: Mobile, shkruan KOHA Ditore.

Loja mundëson qasje në hartat klasike dhe modet multiplayer, si Free-For-All, Team Deathmatch, Frontline, Hardpoint, Domination dhe Battle Royale.

Call of Duty: Mobile mund të shkarkohet nga Google Play Store në Android. Natyrisht, nevojitet çipset solid në telefon për gameplay të rrjedhshëm, si dhe 2 GB RAM dhe deri në 1.6 GB hapësirë të lirë për ruajtje. Në lojë ekziston blerja in-game, por pjesa më e madhe e lojës është në dispozicion falas.