Microsofti e planifikon një version modern të tastierës dhe miut ergonomik

Microsofti e planifikon një version modern të tastierës dhe miut ergonomik

01 October 2019 22:43

Microsofti e ka traditë dhe një lloj hobi që të krijojë shtesa dhe pajisje periferike retro për PC, ndërkohë që raportohet se kompania po planifikon ta lansojë një version modern të pajisjeve Ergonomic Keyboard dhe Ergonomic Mouse, raporton Softpedia.

Raporti nga sajti gjerman WinFuture thekson se prezantimi i këtyre pajisjeve do të bëhet gjatë 2 tetorit, si pjesë e një ngjarje harduerike gjatë së cilës Microsofti do ta prezantojë Surface Pro 7 dhe Surface Laptop 3, shkruan KOHA Ditore.

Siç raportohet, pajisjet e reja periferike do të jenë në dispozicion në ngjyrë të zezë, të kaltër pastel dhe ngjyrë kajsie, në krahasim me versionet origjinale që ishin në dispozicion vetëm në ngjyrë të bardhë.

Tastiera dhe miu do të vijnë me teknologji të gjeneratës së ardhshme, përfshirë edhe koneksionin USB (në vend të PS/2). I njëjti raport përmend se Ergonomic Keyboard i ri do të kushtojë 60 dollarë, ndërsa Ergonomic Mouse do të kushtojë rreth 50 dollarë.

Prezantimi i ardhshëm i Microsoftit do të jetë i mbushur me njoftime, ndërsa kompania planifikon produkte të ndryshme në disa fusha kryesore. Përveç laptopëve të rinj dhe periferikëve të përmendur, pritet edhe Surface i ri i palosshëm me konfigurimin me dy ekrane.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme