Reklamat për iPhone 11 Pro fokusohen në rezistencë dhe kamerë të trefishtë

Reklamat për iPhone 11 Pro fokusohen në rezistencë dhe kamerë të trefishtë

16 September 2019 15:05

Modelet e reja iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max janë shfaqur në parashitje në shumë vende, ndërsa Apple e ka filluar video fushatën e vet në të cilën i promovon modelet e reja. Kështu, e kemi një reklamë për iPhone 11 Pro e cila i paraqet disa nga elementet kryesore të telefonit, raporton GSMArena.

Reklama e parë fokusohet në rezistueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e modelit iPhone 11 Pro, shkruan KOHA Ditore. Padyshim që do të duhet ta presim testin nga kanali JerryRigEverything për të parë sesi telefoni u reziston gërvishtjeve dhe lakimit.

Reklama e dytë përqendrohet plotësisht në sistemin me tre kamera në pjesën e pasme të telefonit, me çfarë Apple po i bashkohet më në fund ekosistemit Android, i cili i ka implementuar më shumë se dy kamera ka më shumë se një vit (përveç Google).


iPhone i ri do të dalë në treg nga 20 shtatori.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme