Tech

Reklama për Pixel 4 i paraqet gjestikulimet dhe Google Assitantin

Është shfaqur reklama për Pixel 4 (e cila në ndërkohë është larguar nga YouTube), e cila tregon se telefoni në fjalë është dizajnuar në mënyrën Google. Kjo do të thotë që gjestikulimet me dorë Project Soli dhe komandat zanore përmes Google Assistant e dominojnë pajisjen, njofton Android Police.

Përveç kësaj, është përmendur edhe kamera, ndërsa nga fotot shihet sistemi i ri me dy kamera të cilat do t’i implementojë Pixel 4. Është interesante se reklama përqendrohet në performancat në ndriçim të ulët, shkruan KOHA Ditore. Nga ana tjetër, nuk përmendet kamera e re telofoto. Gjithashtu, nuk ka informacione për ekranin 90Hz. Këto dy funksione do të duhej të jenë azhurnimet kryesore të linjës Pixel këtë vit.

Image

Më parë, Google e kishte paralajmëruar Motion Sense, si dhe opsionin e përmirësuar të zhbllokimit përmes linjave të fytyrës me ndihmën e skanerit 3D me dritë të strukturuar. Kur bëhet fjalë për Google Assistant, do të ekzistojë Ambient Mode i cili do të ofrojë funksione si ato në altoparlantët e mençur.