Memoria ‘universale’ mund ta ndryshojë mënyrën se si i ruajmë të dhënat

Memoria ‘universale’ mund ta ndryshojë mënyrën se si i ruajmë të dhënat

08 September 2019 09:07

Të dhënat nga të gjitha fotot që i postoni në Instagram duhet të ruhen diku dhe sasia gjithnjë e më e madhe e informacionit digjital që po e prodhojmë do të thotë gjithashtu që kemi nevojë për një sasi të rritur të energjisë vetëm për t’i ruajtur të gjitha.

Tani shkencëtarët kanë dalë me një shembull funksional të asaj që njihet si memorie universale, një lloj i ri i memories elektronike e cila i kombinon elementet më të mira të teknologjisë ekzistuese të memories, duke i minimizuar shumë nga të metat aktuale.

Qeliza e memories e demonstruar në këtë studim të fundit u zhvillua duke e përdorur një qasje të mekanikës kuantike, e cila ishte në gjendje ta përmirësonte efikasitetin e energjisë të sistemit ndërkohë që elektronet tunelojnë rreth saj.

"Memoria universale, e cila në mënyrë të fuqishme i ruan të dhënat të cilat ndryshojnë lehtësisht, konsiderohet gjerësisht si jopraktike, apo edhe e pamundur, por kjo pajisje i demonstronvetitë e saj kontradiktore", thotë fizikani Manus Hayne nga Universiteti Lancaster në Britani të Madhe.

Kompjuterët, telefonat dhe qendrat moderne të të dhënave, thënë në përgjithësi, i përdorin dy lloje të memories. Është RAM-i (Random Access Memory) që i mban të gjitha aplikacionet dhe fajllat tuaj të hapur në memorie – ai është super-i-shpejtë dhe përdor pak energji, por gjithçka që ruhet në të humbet kur energjia ndërpritet... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme